image 8 të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

8 të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 8 persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu brenda kësaj kohe janë shënuar 301 raste të reja pozitive ndërsa janë shëruar 181 persona.

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Ferizaj 19 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Suharekë 16 raste, Pejë 15 raste, Malishevë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Prizren 11 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Gjilan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Istog, Junik dhe Shtërpcë.

/GazetaSinjali/