image 8 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

8 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tetë persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij harku kohor, ky institut njofton se janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 745 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë 14 mijë e 20 raste aktive me këtë virus./Gazeta Sinjali/

745 TË SHËRUAR DHE 489 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, April 6, 2021