Pasditen e djeshme, për motive akoma të panjohura një i ri është therur me thikë nga disa persona, në oborrin e shtëpisë së tij në fshati Saradran të Komunës së Istogut. Rasti u konfirmua nga Policia, teksa viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Derisa të dyshuarit ende s’janë identifikuar, sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu që u ther me thikë 7 herë është 25-vjeçari, Gent Madanaj.
Lidhur me rastin është deklaruar sot edhe Spitali i Përgjithshëm Pejë.
Siç thuhet në njoftim, “pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”.
I njëjti pas trajtimit raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Pacienti me 8 plagë nga mjetet e mprehta trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta.
Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhee pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore. .
Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit.
Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij.