image I riu theret 7 herë me thikë në Istog – Policia jep detaje

Siguri

I riu theret 7 herë me thikë në Istog – Policia jep detaje

news image

Një i ri është ther me thikë 7 herë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Saradran të Komunës së Istogut.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i riu është ther në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit dhe fatmirësisht, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë”, tha Gashi.

Ai shtoi se ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/