image 8 persona vdiqën në koncertin e tij, reagon reperi i njohur

Bota e Yjeve

8 persona vdiqën në koncertin e tij, reagon reperi i njohur

news image

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në festivalin Astroworld në Houston, kur po performonte reperi i njohur, Travis Scott.

Nga të dhënat e para, rreth 50,000 njerëz ishin të pranishëm në festivalin i cili u mbajt në ambient të hapur.

Travis Scott është shprehur i shqetësuar pasi festivali i tij u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse.

Jam absolutisht i shkatërruar nga çfarë ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u lënduan nga çfarë ndodhi në Festivalin Astroworld”, tha ai.

Turma, për arsye që ende s’i dimë filloi të shtynte njëri-tjetrin për të arritur drejt skenës. Kjo bëri që njerëzit që ishin para të ngjesheshin në pamundësi për t’i shpëtuar situatës. Situata sa vinte dhe përkeqësohej, u panë njerëz që rrëzoheshin në tokë pa ndjenja. Disa prej tyre pësuan atak kardiak”, janë shprehur autoritetet për CNN.

/GazetaSinjali/