image 79 të infektuar e 1 i shëruar, bilanci më i keq ditor i Kosovës

Kosovë

Koronavirusi/ 79 të infektuar e 1 i shëruar, bilanci më i keq ditor i Kosovës

news image

Nga 250 mostra të marra në Klinikën Infektive, 79 raste kanë rezultuar pozitve me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda ditës në Kosovë. Ndërkohë, vetëm një pacient me koronavirus ka arritur të shërohet sot.

“Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste. Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59)”, bëri të ditur IKSHP-ja përmes një postimi në Facebook.

Ky është bilanci më i keq ditor që është regjistruar deri më sot në Kosovë. Me konfirmimin e 79 rasteve të reja, numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 362, ndërsa 59 persona gjithsej janë të shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po bën apel të qëndroni në shtëpi, që të parandaloni përhapjen e virusit COVID-19./Gazeta Sinjali/