image 76 aktakuza për 24 orë

76 aktakuza për 24 orë

news image

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 101 personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të dy (2) traktorëve, një kamioni të tipit “IVECO” dhe çelësi i kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 4.00 metër kube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale.  Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, një (1) ndalim, për vepër penale “ Dhuna në familje“ nga neni 248 i KPK –së.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e Pyllit”. Njëkohësisht gjatë ditës se djeshme është ngritur një aktakuzë ndaj dy (2) personave nga kjo prokurori.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave dhe ka ngritur nëntë (9)aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore ne Gjakovë, gjate 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në raste të ndara, si dhe kjo prokurori ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. /Gazeta Sinjali/