image 73-vjeçari në Pejë e rrah bashkëshorten me ‘stupc’, ajo e lajmëron në Polici

Siguri

73-vjeçari në Pejë e rrah bashkëshorten me ‘stupc’, ajo e lajmëron në Polici

news image

Në rastet e dhunës në familje të cilat raportohen në qytetet e ndryshme të Kosovës, shpesh kryesit e kësaj vepre nuk zgjedhin mjet për të sulmuar fizikisht viktimat. E një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 18:00 në rrugën ‘Hysni Ramaj’ në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 69-vjeçare është detyruar që të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak të dhunës fizike që përjetoi nga bashkëshorti i saj 73-vjeçar.

Ajo ka deklaruar se 73-vjeçari e kishte rrahur atë me shkop e më pas dhunën e vazhdoi duke e kapur për flokësh e duke e ofenduar me fjalë të rënda, me ç’rast përpos dhunës fizike, viktima përjetoi edhe dhunë psikike.

Posa viktima denoncoi rastin në Polici, që të dy u shoqëruan në Stacion Policor për të dhënë deklaratat në lidhje me gjithë atë që ndodhi.

69-vjeçarja ka refuzuar të marrë tretman mjekësor, duke thënë se është në gjendje të mirë, teksa ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, pasi që sipas saj, nuk ndihet e rrezikuar të vazhdojë bashkëjetesën me të dyshuarin.

Ndaj 73-vjeçarit, që Policia i gjeti edhe një armë gjuetie të cilën ia sekuestroi për shkaqe sigurie, prokurori ka urdhëruar të caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij iniciohet rast ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/