Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 73 persona nga 183 rastet e reja vijnë nga komuna e Prishtinës, pa specifikuar fshatra apo lagje.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Prishtina tash e sa kohë po prin në listën e komunave, sa i përket numrit të rasteve të reja. Kujtojmë që mbrëmë në këtë komunë u regjistruan 102 raste pozitive me koronavirus./Gazeta Sinjali/