image Yll Limani publikon këngën e re

Showbiz/ Yll Limani publikon këngën e re

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“S’ki me m’pa” mban titullin kjo këngë, ndërsa vjen në versionin audio, e shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Projekti tanimë gjendet në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistit Limani, pasi që në orët e para të publikimit mori komente mjaft pozitive.

“Filloi si demo e punuar nga unë për dike tjetër, u shpërnda, u pëlqy dhe ja ku e keni si demo, në tërësi”, është përshkrimi që ka vënë 25-vjeçari në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ndërkohë, ky projekt pason pas “Pse je me to”, të cilin e solli me klip në muajin gusht dhe deri më tani ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve./Gazeta Sinjali/