Një burrë i moshës rreth 70 vjeçare nga Peja, të hënën, ka shtënë në ajër, teksa policia e ka gjetur të shtrirë me tri gëzhoja afër tij.
Policia nuk ka sqaruar nëse ishte tentativë vrasjeje apo gjuajtje në dikë dhe veprën e ka cilësuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por në Spitalin e Pejës ku është shtruar më pas, kanë thënë se ishte tentativë vrasjeje.
“Ka dal patrulla në vend të ngjarjes dhe policia e ka gjetur të shtrirë. I është gjetur arma dhe tri gëzhoja të zbrazëta. Vepra është cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Personi është dërguar në Spitalin e Pejës, ku është konstatuar se nuk ka lëndime nga arma. Lënda është në procedurë të rregullt”, tha për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ndërkohë, mësohet se në spital gjatë ekzaminimit të tij është konstatuar se ai vuan nga depresioni dhe është shtruar në Repartin e Psikiatrisë./GazetaSinjali/