Sulmi i sotëm rus me raketa në qendër të Kharkiv la të vdekur 7 persona dhe 24 të tjerë mbetët të plagosur.
Sulmi raketor rus goditi Sheshin e Lirisë në Kharkiv mëngjesin e 1 marsit, duke dëmtuar ndërtesën e administratës së Rajonit të Kharkiv, shkruan The Kyiv Independent.
Midis personave të plagosur është një fëmijë, sipas guvernatorit të rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov.
Sot është shënuar dita e gjashtë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv.