image 7 të vdekur dhe 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

7 të vdekur dhe 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë.

Ky vend aktualisht ka 6.324 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 492374 testime./Gazeta Sinjali/