Një 41 dhe 44 vjeçar shqiptarë kanë vdekur dje dhe një grua është plagosur, pasi një person ka shtënë me armë zjarri mbrëmë në një lokal në sheshin Nea Smyrni në Athinë. 31-vjeçarja që mbeti e plagosur ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori i maskuar hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes, duke shkaktuar në panik.
Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. Ai raportohet se ka hyrë brenda lokalit dhe ka hapur zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas ka arritur që të largohet në këmbë.
Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penal për drogë, armë dhe grabitje.
Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.