image 7 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Siguri

7 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

news image

Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë është në Fushë Kosovë ku është raportuar se burri e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Pas intervistimit i dyshuari është dërguan në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në Lipjan, ku babai e ka sulmuar djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

E një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Prishtinë. Përderisa ishin në proces të shkurorëzimit, dyshohet se burri  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe i ka dërguar vazhdimisht mesazhe ofenduese. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Viti, është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më vonë është dërguar për tretman mjekësor. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i pestë i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku një grua ka raportuar se është kërcënuar nga burri i saj që nuk jeton në Kosovë. Ajo ka thënë që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj vazhdimisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që viktima së bashku me fëmijët të strehohen në një vend të sigurt gjë e cila është realizuar nga punëtori i QPS-së.

Në Deçan është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit ka ndodhur në Gjakovë. Atje dyshohet se një grua është përleshur me njerkën e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. 

/GazetaSinjali/