image 7 persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rajon

7 persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 342 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur shtatë persona që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu, janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201 mijë e 017 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 216 mijë e 670, kurse i të vdekurve është 7 mijë e 616 persona./GazetaSinjali/