image 7 persona rrahen mes vete në Mitrovicë, tre prej tyre përfundojnë në spital

Siguri

7 persona rrahen mes vete në Mitrovicë, tre prej tyre përfundojnë në spital

news image

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:15, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë,  pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur me katër persona të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se viktimat e kësaj rrahjeje për shkak të lëndimeve trupore të marra kanë pranuar tretman mjekësor.

Kurse nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një revole me dy fishek.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se revolja dyshohet të jetë përdorur në përleshje, mirëpo sipas të njëjtave burime viktimat nuk janë lënduar nga arma.

Sinjali ka mësuar se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti po hetohet si “Armëmbajtje pa leje”. /Gazeta Sinjali/