image 7 komunat e paprekura nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ 7 komunat e paprekura nga koronavirusi

news image

Janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovës, çka e çoi numrin e përgjithshëm të të prekurve në 813, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, nga data 13 mars, kur u shënuan dy rastet e para me koronavirus në vend, deri më sot, janë edhe 7 komuna të Kosovës të cilat nuk janë prekur ende nga ky virus.

Këto komuna janë: Shtërpca, Novobërda, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti.

Përveç rasteve pozitive, sonte janë shëruar 27 persona të prekur, duke e çuar në 298 numrin e të shëruarve. Ndërsa, nga ky virus në Kosovë kanë vdekur gjithsej 22 persona./Gazeta Sinjali/