Vedat Muriqi shkëlqeu këtë sezon si me Fenerbahcen ashtu edhe me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Klubi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e tij është West Bromwich Albioni.
WBA-ja bëhet klubi i shtatë anglez që ia mësyn 26 vjeçarit pas Tottenhamit, Manchester Unitedit, Newcastle Unitedit, Leicester Cityt, Burnley dhe Brightonit.
E përditshmja turke “Fanatik” shkruan se West Bromi është i interesuar t’i nisë bisedimet me Fenerbahçen për përfaqësuesin kosovar.
WBA-ja i ka bërë gati 20 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit.
Sulmuesin e rrezikshëm e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.