image Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Shakaja ishte e tepërt prandaj reagova ashtu

Bota e Yjeve

Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Shakaja ishte e tepërt prandaj reagova ashtu

news image

Aktori i njohur Will Smith e goditi me shuplakë komedianin, Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar për shkak të një shakaje që Rock bëri ndaj bashkëshortes së Smith, Jada Pinkett Smith.

E për këtë veprim ka kërkuar falje Smith duke thënë se reagoi ashtu për shkak se shakaja ishte e tepërt.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burri që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi.

Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që na shikonin në mbarë botën. Unë do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne.

/GazetaSinjali/