image 6514 persona patën kontakt me të infektuarit me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ 6514 persona patën kontakt me të infektuarit me koronavirus

news image

Numri ië reja me COVID-19 këtë të martë shënoi rënie të dukshme. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, vetëm 6 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se deri sot janë kontaktuar 6 mijë e 514 persona të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me koronavirus.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.514 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

Deri tani, sipas këtij instituti janë testuar 5 mijë e 200 persona të cilët dyshohej se ishin me koronavirus.

“Nga data 8 shkurt deri më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.200 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e katër (604) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”./Gazeta Sinjali/