image 65 vetura përfshihen në aksident, 35 persona të lënduar
[wp-story id="814678"]

Botë

Botë/ 65 vetura përfshihen në aksident, 35 persona të lënduar

news image

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mëngjesin e së dielës në një autostradë në Virginia ku 35 persona mbetën të plagosur, në një aksident rrugor, ku u përfshinë mbi 60 makina.

Aksidenti i rëndë u regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën 64 në York County, duke detyruar autoritetet të mbyllin qarkullimin në të dyja drejtimet.

Sipas autoriteteve, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë. Mësohet se 65 makina u përfshinë në aksident dhe 35 persona kërkuan ndihmë mjekësore, disa prej tyre më të specializuar.