Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person të moshës 64 vjeçare, i cili ishte në kërkim.
B.B është arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik dhe dyshohet për veprën penale ‘’ Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, i dyshuari për këtë vepër penale është i dënuar me tri vite burgim dhe pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të kërkuarit u bë i mundshëm pas një informacioni të cilin e kanë pranuar. /Gazeta Sinjali/