image 63 shtatzëna u infektuan me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

63 shtatzëna u infektuan me koronavirus në Kosovë

news image

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 63 gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë janë infektuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, i cili tha se aktualisht janë vetëm katër gra të prekura me koronavirus, ku dy prej tyre janë lehona, ndërsa dy tjerat janë në javën 30 të shtatzënisë.

“Nga fillimi i pandemisë ne kemi bërë një repart të improvizuar për përfundimin e lindjeve cezariane, ku nga fillimi i kemi pasur 63 pacientë të shtrirë në këtë repartin e dedikuar për COVID-19. Për momentin në Klinikë i kemi 4 gra shtatzëna të infektuara. Gjendja e tyre është stabile”, tha ai për EO.

Ismajli shtoi se pas lindjes, pacientëve dhe foshnjave iu është marrë testi për COVID-19, ku të gjithë foshnjat kanë rezultuar negative.

Që nga janari i këtij viti e deri në fund të fillim të nëntorit, Klinika e Gjinekologjisë ka pasur 7 mijë e 597 lindje, prej tyre 2 mijë e 725 me prerje cezariane, ndërsa pjesa tjetër ka qenë me lindje normale. /Gazeta Sinjali/