image 62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë dyshohet se ra nga kati i 5-të i ndërtesës ku punonte

Sociale

62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë dyshohet se ra nga kati i 5-të i ndërtesës ku punonte

news image

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Bislimi. Kryefamiljari i tyre mori rrugën për në punë si çdo ditë tjetër, pa e ditur se nuk do arrinte të kthehej i gjallë më në shtëpinë e tij. Ai humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një punishte ndërtimi në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i ndjeri, Bislim Brahimi 62-vjeçar, rreth orës 09:00 ishte rrëzuar nga kati i pestë i një objekti ku po kryente punë ndërtimore. Lëndimet që mori ishin me pasoja fatale, duke bërë që ai të humbiste jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor i Emergjencës, ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin nga Policia është intervistuar edhe një dëshmitar, i cili po punonte bashkë me viktimën në momentin kritik.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ dhe ‘Punimet ndërtimore të paligjshme’.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/