image 62 vite bashkë, vdiqën 60 minuta larg njëri-tjetrit

Sporte të tjera

62 vite bashkë, vdiqën 60 minuta larg njëri-tjetrit

news image

Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin njohur nga një shok i përbashkët kur ishin fare të rinj.

Ata u lidhën dhe u martuan shumë shpejt, pak javë pasi u njohën. Por pavarësisht kësaj, lidhja e tyre vazhdoi për 62 vite të tjera.

Kur gruaja u sëmur në pleqëri, familja e çoi në një azil ku mund të kujdeseshin për të. Burri i saj, Tomi, u sëmurë rëndë vetëm pak ditë më vonë.

Familjarët e çuan te i njëjti azil dhe ua vunë shtretërit pranë njëri-tjetrit. Deri në çastet e fundit ata i mbajtën dorën-njëri-tjetrit, dhe nipërit e fotografuan atë çast. Të dy vdiqën vetëm 60 minuta larg njëri-tjetrit. /Gazeta Sinjali/