image 62 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Shëndetësi

62 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga Prishtina, Prizreni, Rahoveci, Gjakova, Gjilani, Kamenica, Lipjani, Mamusha, Vushtrria, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova, Mitrovica, Podujeva, Skenderaj, Suhareka dhe Vitia.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/