image Kapja e 60 kg drogë/ Pas një viti në arrati, bien në pranga të Policisë katër të dyshuar

Siguri

Kapja e 60 kg drogë/ Pas një viti në arrati, bien në pranga të Policisë katër të dyshuar

news image

Në muajin mars dhe korrik të vitit 2021, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishte realizuar një operacion kundër drogës. Ky operacion përfundoi me konfiskimin e 60 kilogramëve marihuanë mirëpo prej atëherë disa të dyshuar ishin në kërkim.

Sot Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuarit që kanë qenë në arrati qysh prej vitit të kaluar. Bëhet fjalë për A.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), M.R., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar), A.M., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar) dhe M.A., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar).

Policia ka njoftuar se të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë arrestuar sot pas kontrollit në tri lokacione, dy në fshatin Dobratin dhe një në Dobërdol të Podujevës.

Ata ngarkohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge“.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/GazetaSinjali/