image 6 të vdekur dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

6 të vdekur dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur gjashtë pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në raporton e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ky numër e çoi në 1 mijë e 674 shifrën e viktimave që kanë vdekur deri më sot për shkak të infektimit me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 529 raste pozitive me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 333 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus.

Momentalisht, në Kosovë janë 10 mijë e 91 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/

333 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, March 10, 2021