Gazeta Sinjali ka raportuar për një rrahje me shishe e karrige, që ka ndodhur më 31 korrik në lokalin “Societe Lounge” në Prizren.
Nga kjo përleshje dyshohet se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor, njofton Policia.
Njëri nga të lënduarit po vazhdon të trajtohet edhe më tutje në spitalin rajonal të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka hapur rastin si “lëndim i rëndë trupor”. /GazetaSinjali/