Sonte në Komunën e Mamushës janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniq, tha se personat që rezultuan pozitiv sonte, janë raste kontakti nga familjarë të infektuar më parë.
I pari i Mamushës tha se 4 nga të infektuarit që vijnë nga kjo komunë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, derisa thotë se gjendja e tyre është përmirësuar.
“Gjendja e tyre është duke u përmirësuar dukshëm. Rastet e para janë duke pritur ritestimin pasi janë shëruar plotësisht”, tha Krasniq në RTV Dukagjin.
Sipas tij, qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/