Nga 552 mijë e 70 teste PCR sa janë kryer në Kosovë që nga shkurti i vitit të kaluar, e deri më tani, 106 mijë e 345 prej tyre kanë rezultuar pozitive, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 2 mijë e 203 nga të infektuarit kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe më të gjatë se 1-vjeçare, janë shëruar 97 mijë e 384 pacientë.
Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 6 mijë e 758./GazetaSinjali/