Për t’i shpëtuar çdo dyshimi të Policisë, një 49-vjeçar nga Lezha e Shqipërisë kishte zgjedhur ta fshehë kanabisin nën kulmin e banesës. Por Policia ka kontrolluar edhe këtë pjesë të banesës dhe ka gjetur 6.1 kg hashash.
Policia ka ushtruar kontroll të befasishëm, ku të fshehur nën kulm të banesës së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.