image Edhe sot numër i madh i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Edhe sot numër i madh i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 596 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/