Në klinikat e COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme, janë duke marrë trajtim mjekësor 589 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, aktualisht në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë, prej të cilëve 176 të infektuar me COVID-19, kurse 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë, 258 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 60 pacientë, Spitali i Pejës, 87 pacientë Spitali i Gjilanit, 51 pacientë, Spitali i Ferizajt, 444 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/