image Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjitshme po trajtohen 288 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në raportin e ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

COVID-19: ShSKUK po trajton 288 pacientë

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjitshme.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetëore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 62 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Pejës, 52 pacientë

Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin