image Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme dhe klinikat COVID-19 janë duke u trajtuar 10 pacientë pozitivë me koronavirus dhe 34 të tjerë post-covid, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas ShSKUK-së, dy prej këtyre pacientëve po mjekohen në kujdesin intensiv të Klinikes Infektive.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin