image Spitali i Vushtrrisë lirohet nga pacientët me COVID-19, fillon transferimi i të infektuarve në QKUK
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Spitali i Vushtrrisë lirohet nga pacientët me COVID-19, fillon transferimi i të infektuarve në QKUK

news image

Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ do t’i kthehet punës normale dhe pacientët që janë duke u trajtuar për COVID-19 në këtë spital do të transferohen brenda 3 ditësh në Klinikën Infektive në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ndërsa komiteti tashmë pas vlerësimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK”, thuhet ndër tjerash në postimin e Zemajt.

Gazeta Sinjali, ditë më parë, e thirrur në burime të veta, ka njoftuar se Spitali i Vushtrrisë ka kërkuar që t’i kthehet punës normale dhe të mos i trajtojë më pacientët për COVID-19, për shkak që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë spital është i vogël.

Transporti i pacientëve nga Spitali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme. /Gazeta Sinjali/