image 582 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

582 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 582, njofton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,266 persona.

Ndërkaq, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes.

Tashmë në Kosovë është bërë e ditur se është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.

/GazetaSinjali/