image 58-vjeçari me diabet vdes në QKMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

Siguri

58-vjeçari me diabet vdes në QKMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

news image

Policia ka nisur hetimet për një vdekje që ka ndodhur dje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar i cili ishte i diagnostikuar me diabet dhe që kishte shkuar në këtë QKMF për terapi nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Ai ka ndërruar jetë pasi që e ka përfunduar terapinë diabetike në këtë qendër, për çka edhe nisën hetimet për vdekjen e tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ai ka qenë i diagnostikuar me diabet dhe dje ka qenë në terapi në QKMF-në e Malishevës, nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Në orën 17:30 ka ndërruar jetë. Hetimet janë duke vazhduar me e verfiku arsyen e vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ai./Gazeta Sinjali/