image 56% e fëmijëve janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

56% e fëmijëve janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në Kosovë

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se që nga 29 nëntori deri me 26 janar 2022 janë vaksinuar 56% e fëmijëve mbi moshën 12 deri në 15 vjeç.

Në një grafikë të cilën e ka shpërndarë Hoti, bëhet e ditur se 56% e fëmijëve janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID-19, kurse 62.1% me një dozë.

Ndërsa, mosha 16-18 vjeç janë vaksinuar 66.6% me një dozë të vaksinës dhe 60.3% me dy dozat.

Po ashtu, përqindje më të lartë të vaksinuarve shënon grupmosha mbi 18 vjeç, e që është 68.4%. /GazetaSinjali/