Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka thënë se me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSh i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të grup-moshës mbi 16 vjeçe sikurse edhe kategorisë së fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione mjekësore, që të vaksinohen, si mënyra më adekuate për t‘u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19.
“Në mënyrë specifike, MSh u bën thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen sikurse edhe nënave gjidhënëse gjithashtu, duke qenë që nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi kundër COVID-19 shkakton probleme për shtatzënësinë apo të lidhura me fertilitetin”, thuhet në njoftim.
503.100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA-s për Kosovën, të cilat kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53.820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 920 doza të vaksinës Pfizer.
“Prej këtij kontigjenti, 503 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer”.