image 54-vjeçari në Gjakovë i jep fund jetës duke u varur në litar

Kosovë

Policia/ 54-vjeçari në Gjakovë i jep fund jetës duke u varur në litar

news image

Një person i ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë në fshatin Osek të Gjakovës.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se 54-vjeçari është vetëvarur me litar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka thënë se personi i moshës 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Viktima është dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” ku kanë marr konfirmimin zyrtar nga mjeku për vdekjen e tij.

“Me datë 23.01.2020 nē ora 17:23, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë shkuar në Emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” ku kanë marr konfirmimin zyrtar nga mjeku kujdestar se personi nuk kishte shenja jete. Njësitet policore po ashtu kanē shkuar në vendin e ngjarjes ku janë informuar se viktima mashkull/ kosovar/ shqiptar i moshēs 54 vjeçar ishte gjetur nga familjarët i varur në një aneks objekt në oborrin e shtëpisë së tij”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Policia ka iniciuar rastin e klasifikuar si “Hetim i vdekjes” .

Sektori Rajonal për Hetime po merret me rrethanat e vdekjes, ndërkaq për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. /Gazeta Sinjali/