Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia në Tiranë ka njoftuar se rreth orës 19:50 në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë trajtimin mjekësor.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.