Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan e tij.
Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat.
Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi. Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut.
Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruan menjëherë policinë.
Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.
Hetuesit kanë filluar ti shikojnë pamjet filmike në zonë.
Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. /GazetaSinjali/