Gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e vendit janë regjistruar 51 aksidente trafiku, ka njoftuar policia e Kosovës.
Prej tyre, me persona të lënduar kanë rezultuar 24 aksidente.
Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet.
Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1.360 gjoba ndaj shoferëve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut, njofton Policia e Kosovës.
Forcat e rendit bëjnë poashtu të ditur se gjatë ditës së fundit janë arrestuar 28 persona për vepra të ndryshme kundërligjore derisa 18 janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/