image "500 euro ose të thera"/ Shqiptari e kërcënon me thikë italianin

Evropë

“500 euro ose të thera”/ Shqiptari e kërcënon me thikë italianin

news image

Një shqiptar është prangosur në Varese, së bashku me një tjetër të ri nga Tunizia pasi akuzohen për zhvatje. Viktima, një italian i së njëjtës moshë me atë të shqiptarit, ishte kontaktuar në disa raste nga ky i fundit në celular, i cili i kërcënonte se do ta vriste, nëse nuk i jepte para.

Preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve.

Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa ditë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.

Shqiptari dhe shoku i tij kishin mënjanuar në një cep italianin, duke i kërkuar 500 euro ose përndryshe do ta thernin me thikë.

Por, ngjarja u pikas nga një patrullë policie, e cila ndërhyri dhe prangosi dy të rinjtë, të dy me precedentë të mëparshëm. Nga kontrolli i shqiptarit rezultoi se ai në të vërtetë kishte një thikë kuzhine me vete./Gazeta Sinjali/