Jennifer Lopez apo siç njihet nga publiku si ‘J.Lo’, është një këngëtare, aktore, vallëtare, dizajnere e modës dhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Ajo njihet për krijimtarinë e saj, duke qenë aktive qysh nga viti 1986 e duke vazhduar edhe tani, shkruan Gazeta Sinjali.
50-vjeçarja, çdo ditë e më tepër po e ‘befason’ publikun dhe fansat e saj me paraqitjet që bën, duke vazhduar të shkëlqej me pamjen e saj edhe pse i ka 50 vite.
Edhe në paraqitjen e saj të fundit, ajo e ka dëshmuar se vazhdon të jetë një femër atraktive për të gjithë, duke mos hezituar që në paraqitjet e saj të ekspozoj format trupore dhe bukurinë natyrale që e karakterizon. /GazetaSinjali/