image 50 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë vetëm javën e parë të marsit

Shëndetësi

50 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë vetëm javën e parë të marsit

news image

Për vetëm një javë në Kosovë kanë vdekur 50 persona nga koronavirusi, raporton Gazeta Sinjali.

Më 1 mars në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, u shënuan 9 raste të vdekjes.

Më 2 mars vdiqën 8 persona, më 3 mars 4 persona, më 4 mars 7 persona, më 5 mars 7 persona, më 6 mars vdiqën 6 persona dhe sot më 7 mars, vdiqën 9 persona nga COVID-19.

Nga të dhënat e fundit të institutit, prej kur ka shpërthyer pandemia në mars të vitit të kaluar, në Kosovë kanë vdekur në total 1.649 persona që ishin infektuar me COVID-19. /Gazeta Sinjali/