image 50% më pak femra se meshkuj do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit - Sinjali

50% më pak femra se meshkuj do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar Raportin për përkatësinë etnike dhe gjinore të kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit, numri i përgjithshëm i kandidateve femra që kanë aplikuar për certifikim në këto zgjedhje është 362 ose 33.5 %, kurse numri i meshkujve që kanë aplikuar për certifikim është 719 ose 66.5 %.

Po ashtu, në raport u bë e ditur se numri më i madh i kandidatëve që kanë aplikuar për këto zgjedhje është nga komuniteti shqiptar që janë 580 kandidatë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin